Armando Broja është kthyer në një çështje jo pak të çuditshme.
Pasi Moyes u shpreh se sulmuesi duhet të kthehet te Chelsea pas do të mungojë për 10-12 javë, në mediat britanike u publikua lajmi se shqiptari do të jetë gati pas 8 javësh dhe Chelsea do ta marrë për t’i dhënë sadopak hapësirë pas dëmtimit.
Së fundmi, trajneri i Chelsea, Maresca, u pyet sa i përket kthimit të Brojës nga huazimi i Everton.
“Nuk e kam idenë të jem i sinqertë.
Nuk kam folur me Moyes dhe nuk e kam dëgjuar se çfarë tha Moyes.
Nuk e kam ende ndonjë lajm rreth Armandos”, tha Maresca.