Me golin fatlum kundër Komos, Teo Hernandez, arriti kuotën e 30 golave me fanellën e Milanit, duke u bërë mbrojtësi që ka shënuar më shumë në historinë e klubit.
Tashmë francezi komandon i vetëm pasi parakaloi Paolo Maldinin.
I pranishëm në një event për sponsorin teknik të “Djallit”, ai dha edhe një intervistë të shkurtër.
Cila është gjëja më e çmendur që ju ka kërkuar një tifoz?
"Ka shumë gjëra, por më e çmendura është se kanë kërkuar të brendshme.
Sepse kam disa të brendshme me ngjyra të veçanta dhe më kanë kërkuar.
Por për pjesën tjetër, kryesisht fanella loje, pantallona të shkurtra dhe autografe", tha futbollisti.