Alban Çejku është futbollisti më i ri i Bylis.
Pasi prezantuan maqedonasin, Darko Ilieski, te klubi ballshiot konfirmojnë një tjetër transferim në këtë merkato të janarit.
Çejku rikthehet në Shqipëri pas një aventure 1 vjeçare tek Dinamo e Ferizajt.
Përsa i përket futbollit në vendin tonë, mesfushori 23 vjeçar ka mbajtur veshur fanellën e Teutës dhe gjithashtu ka luajtur për ekipet zinxhir të Tiranës, deri tek U21.