Nuk kanë fund polemikat pas kualifikimit të Realit në Kupë

Futboll

Nuk kanë fund polemikat pas kualifikimit të Realit në Kupë

Më: 17 janar 2025 Në ora: 18:49
Pamje nga ndeshja

Real Madrid është kualifikuar në turin tjetër të Kupës së Mbretit pasi ka mundur me shifrat 5:2 pas kohëve shtesë Celta Vigon.

Por gjatë ndeshjes kishte polemika të panumërta nga miqtë të cilët ishin të pakënaqur me vendimet e gjyqtarit kundër tyre.

Rasti më i diskutueshëm është ai i pjesës së parë, kur Kilian Mbape shënoi golin e avantazhit 1-0 në një aksion të nisur nga një ndërhyrje e Lunin në këmbët e Svedberg. Celta Vigo kërkoi penallti, por VAR-i pasi rishikoi aksionin, vendosi të mos ftonte kryesorin Munuera Montero të shihte pamjet dhe dekretoi g0lin e francezit.

Ish-gjyqtari Iturralde Gonzales, në moviolën e ndeshjes për “AS”, bëri të ditur se kryesori dhe VAR-i kishin gabuar në interpretimin e rastit në fjalë.

“Ky është aksioni më i vështirë për një gjyqtar në fushë, pasi nuk e di nëse e nis kontaktin sulmuesi apo nëse portieri mbërrin me vonesë. Edhe me këmbën e majtë është e njëjta gjë.

Kjo është penallti. Lunin shkon në këmbën e majtë me dorashkën e djathtë.

Ndërkohë, VAR-i vlerësoi se ai që nisi kontaktin ishte sulmuesi dhe po kërkonte një kontakt me portierin”, tha ish-gjyqtari ndërkombëtar spanjoll.

Selta Vigo u ankua edhe për episode të tjera si një prekje e topit me dorë në zonë nga Rudiger, që më pas u vlerësua si pozicion jashtë loje, si dhe faullet e rënda të Endrik dhe Valverde që sipas tyre meritonin karton të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat