Elmas në shënjestër të Valencisë

Futboll

Elmas në shënjestër të Valencisë

Nga: K. G. Më: 17 janar 2025 Në ora: 19:15
Elif Elmas

Nuk kanë fund spekulimet për destinacionin e radhës të futbollistit Elif Elmas. 

Lojtari është në rrugëdalje nga Red Bull Leipzig, klubi i tij aktual, i cili as nuk e ka përfshirë në formacion në ndeshjet e fundit.

Ndër klubet që përmenden si të interesuara për Elmasin, përveç Fiorentinës, janë edhe Napoli, Fenerbahce dhe Valencia.

“Athletic” ka bërë të ditur se klubi nga Mestalla, është i interesuar që ta sjellë Elmasin dhe ta përforcojë këtë dimër me një lojtar që do ta ndihmojë klubin të shpëtojë nga rënia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat