Deco: E dija se do të kishte një të ardhme të madhe

Futboll

Deco: E dija se do të kishte një të ardhme të madhe

Më: 17 janar 2025 Në ora: 23:30
Deco

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka lavdëruar superyllin brazilian Raphinha për ‘paraqitjet e tij të spikatura’ në sezonin 2024-25 deri më tani.

Ish-yllii portugez e cilësoi 28-vjeçarin si ‘një nga më të mirët në botë’ për momentin.

Raphinha iu bashkua Barçës nga klubi anglez Leeds për 50 milionë sterlina në vitin 2022.

Pavarësisht disa vështirësive fillestare me formën, ai tani është një nga lojtarët kyç në projektin e Hansi Flick.

Në një intervistë me gazetën braziliane Globo Esporte, Deco tha për Raphinha-n:

“E kam njohur Raphinhan që nga koha e tij në radhët e të rinjve dhe isha i sigurt për të ardhmen e shkëlqyer që ai do të kishte. Ai që po shihni këtë sezon është Raphinha i vërtetë”.

“Që kur erdhi në Barcelonë, ai ka pasur paraqitje të spikatura dhe numra të mirë. Megjithatë, e gjithë kjo është pjesë e një procesi përshtatjeje dhe pjekurie, dhe në këtë moment, ai është një nga më të mirët në botë”, shtoi Deco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat