Ka vdekur në moshën 85-vjeçare, Denis Law, përfaqësuesi legjendar i Skocisë dhe një nga futbollistët më të mëdhenj në histori të Manchester United.
Law ishte futbollisti i dytë britanik, pas Stanley Matthews, që mori Topin e Artë për lojtarin më të mirë në Evropë.
Ai e mori këtë njohje në vitin 1964 dhe mbetet i vetmi futbollist skocez që zyrtarisht ishte më i miri në Evropë.
Së bashku me Kenny Dalglish, ai është golashënuesi më i mirë i kombëtares skoceze të të gjitha kohërave me 30 gola, dhe 237 golat e tij me fanellën e United e bëjnë atë golashënuesin e tretë më të mirë të Djajve të Kuq pas Wayne Rooney dhe Bobby Charlton.
Ai fitoi gjashtë trofe me United, duke përfshirë dy tituj të Ligës Premier dhe Ligën e parë të Kampionëve të Djajve të Kuq në vitin 1968.
Sa i madh është Law në sytë e tifozëve të United, mjafton të thuhet se ata e konsiderojnë legjendë, pavarësisht se si futbollist i rivalit të qytetit, Manchester City, i ka nxjerrë në ligën e dytë.
Përkatësisht, në vitin 1974, si lojtar i Cityt, ai shënoi golin e fitores në derbin e qytetit në raundin e fundit, me çka Unitedin e dërgoi në nivelin më të ulët të garës.
Në vitin 2021, ai u diagnostikua me sëmundjen Alzheimer dhe demencë vaskulare.