Në “Goodison Park” janë të bindur se Armando Broja nuk do të ndihmonte ekipin

Futboll

Në “Goodison Park” janë të bindur se Armando Broja nuk do të ndihmonte ekipin

Më: 18 janar 2025 Në ora: 11:40
Broja në veprim

Në “Goodison Park” janë të bindur se Armando Broja nuk do të ndihmonte ekipin në të ardhmen dhe janë gati ta kthejnë shqiptarin në klubin mëmë që tani.

Siç tha edhe David Mojes, Broja mund të rikthehet në “Stamford Bridge” që tani edhe pse akordi mes klubeve parashikon diçka të tillë në fund të sezonit.

Mojes pranoi pas dëmtimit të radhës të Bojës, i cili parashikohet të qëndrojë jashtë fushave për 12 javë, Evertoni po mendon ta kthejë lojtarin në Londër.

Në këtë pikë duket se ka lindur edhe një ngërç. Çelsi i ka bërë të qartë Evertonit se pranon rikthimin e Brojës që tani vetëm nëse klubi nga “Goodison Park” pranon të paguajë të gjithë shifrën që i detyrohet për huazimin.

Ndërsa Everton mësohet se kërkon të kthejë Brojën dhe të paguajë shifrat vetëm për kohën që shqiptari ka qëndruar në Liverpul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat