FC Shkupi U11 aktualisht ndodhet në Turqi, ku po merrë pjesë në turneun e 7-të tradicional në Kushadasi.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Alisa Vishi ka zhvilluar edhe dy ndeshjet e para në kuadër të këtij turneu, ku po marrin pjesë skuadrat më të mira turke.
Në ndeshjen e parë FC Shkupi U11 u përballë me moshatarët e Fenerbahçes.
Në një ndeshje me shumë entuziazëm dhe shumë emocione, fëmijët “bardheblu” u mundën me rezultatin 3;0, ndërsa në ndeshjen e dytë luajtën shumë më mirë, duke regjistruar fitore 2:1 ndaj skuadrës së Menemenspor.
Kështu skuadra e trajnerit Alisa Vishi mbetet në garë për vendet e para në grup dhe për të siguruar një vend për në raundin e dytë të fazës eliminuese.