Açerbi vazhdon të ketë vështirësi me dëmtimet.
Situata e tij ka detyruar drejtuesit e Interit të hedhin sytë nga tregu i lojtarëve.
Në listën e kandidatëve të klubit zikaltër gjendet edhe emri i Ardian Ismajlit.
Mediat përtej Adriatikut bëjnë më dije se drejtuesit e Interit po punojnë në dy pista, Beukama dhe Ismajli.
Për mbrojtësin shqiptar ka pasur interesim edhe nga Juventusi e Napoli.