Jo vetëm në Serie A dhe B, lojtarët shqiptarë po shkëlqejnë edhe në kampionatet e tjera në Itali. Denis Prendi është futbollisti i radhës që ka gjetur rrugën e rrjetës.
Lojtari i Kombëtares U-19 ka shënuar në sfidën që Cremonese U-20 po zhvillon me Lazion e kësaj grupmoshe në Primavera.
Në minutën e 32-të, futbollisti pasi mori një krosim nga këndi, goditi me kokë dhe mposhti portierin kundërshtarë.
Ky është goli i parë për mbrojtësin e Kombëtares U-19 për këtë sezon. Ndaj Lazios i dha avantazhin Cremoneses, duke shënuar golin e vetëm në pjesën e parë.