Gjyqi i Manchester Cityt, burime nga procesi: Do të ketë vetëm gjobë

Futboll

Gjyqi i Manchester Cityt, burime nga procesi: Do të ketë vetëm gjobë

Më: 18 janar 2025 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Dalin informacionet e para në lidhje me verdiktet e gjyqit të Manchester Cityt dhe 115 akuzat që rëndojnë mbi ta nga Premier Liga për shkelje të rregullave financiare mes viteve 2009 dhe 2018.

Me procesin që vazhdon dhe pritet që në pranverë të ketë një vendim, është përfolur se kampionët e Anglisë rrezikojnë nga gjoba, zbritja e pikëve, deri në përjashtimin nga Premier Liga.

City ka këmbëngulur gjithnjë në pafajësinë e tij dhe një lajm i ri i “The Athletic”, pavarësisht se nuk ka marrë konfirmime, pretendon se në vendimin që pritet në mars, nuk pritet të ketë një përjashtim apo zbritje pikësh, por do të kalohet vetëm me një gjobë.

Raporti detajon se ndërsa vetë Siti ka qenë gjithmonë i sigurt në pafajësi, disa burime nga brenda procesit thanë se dënimi të cilin rrezikojnë kampionët në fuqi të Premier Ligës nuk do të jetë më serioz se një gjobë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat