Leao: Gati për një duel të madh

Futboll

Leao: Gati për një duel të madh

Më: 18 janar 2025 Në ora: 13:53
Rafael Leao

Falë dy golave dhe katër asisteve, Rafael Leao ka ndikuar në gjashtë golat e fundit kuqezi kundër ekipeve të sapo ngjitura në Serinë A.

Impakt pozitiv i portugezit në këto dalje të para të Milanit për këtë vit kalendarik, megjithatë duhet të japë ende shumë.

E thonë të gjithë në ambientet milaniste, por e pranon edhe vetë numri 10 siç duket edhe në një intervistë për televizionin e klubit.

Si i shpjegoni vështirësitë në këto ndeshje të para të 2025-ës?

Këtë vit kemi luajtur kundër ekipeve me karakteristika shumë të mira.

Trajneri na përgatit mirë për ndeshjet, por problemi ynë më i madh mbetet gjetja e hapësirave. Ndaj Kaljarit dhe Komos na u desh të bënim shumë presion.

Nëse në sfidën e parë mbollëm shumë e korrëm pak, në të dytën ishim më cinikë. Treguam grintë dhe vullneti, dy cilësia që na i ka sjellë trajneri i ri.

Sa rëndësi ka suksesi i fundit kundër Komos?

Pas barazimit me Kaljarin duhej të reagonim. Ndonjëherë luan mirë dhe nuk arrin të fitosh, ndërsa ka raste si në Komo ku mundi shpërblehet. Për mendimin tim e merituam suksesin ndaj Komos edhe për atë që bëmë në pjesën e parë, edhe sepse patëm dy mundësi për të shënuar. Na mungoi cinizmi, por në fund arritëm të shënonim dhe jemi të lumtur pasi është fitore na ndihmon të ngjitemi në renditje.

Edhe ju më në fund gjetët golin…

Gjithmonë përpiqem të shënoj gola, të asistoj, të ndihmoj ekipin tim në çdo mënyrë. Është e qartë se kur shënon një gol, gjithmonë ke më tepër besim. Mendoj se për ndeshjet e radhës që është e rëndësishme për ne, ndaj një kundërshtari të vështirë (Juventus), do të na sjellë besim, por jo vetëm mua individualisht…

A është ky momenti juaj më i mirë i sezonit?

Mbase. Unë gjithmonë përpiqem të bëj maksimumin tim, jo vetëm individualisht, jo vetëm gola dhe asistime, por gjithashtu duke kërkuar hapësirë për të tjerët. Edhe skuadra më ndihmon sepse vendos në pah karakteristikat e mia dhe kështu ndihma bëhet reciproke.

Goli i Teos me Komon ishte i kërkuar apo me fat?

I kërkuar, i kërkuar (qesh) padyshim.

Pse erdhën të tria fitoret e Milanit sivjet në pjesët e dyta?

Një pyetje e mirë. Ndonjëherë ndodh edhe kështu. Gjysma e parë më e fortë, pjesa e dytë pak. varet. Gjëja më e rëndësishme është që nuk u dorëzuam dhe jemi të lumtur që largohemi me tri pikë. Të njëjtën gjë do të mundohemi të bëjmë edhe kundër Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat