Kapiteni i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Enis Bardhi është në bisedime me klubin e ligës së parë spanjolle Valladolid, raportojnë mediat spanjolle.
Bardhi ka ndërprerë kontratën me Trabzonsporin dhe tashmë siç thonë spanjollët mund të transferohet edhe zyrtarisht te Valladolid, i cili arriti të mposhtë Espanyolin dhe Rayo Vallecanon në garën për një nga futbollistët më të mirë në futbollin e Maqedonisë.
Për Bardhin, ky është një rikthim në La Liga spanjolle, nga ku iu bashkua Trabzonit në vitin 2022 nga Levante.
Futbollisti me prejardhje nga shkolla e Shkupit ka luajtur më parë për Brondbin. Prespën, Birlik, si dhe për Ujpestin, prej nga u transferua në Spanjë në vitin 2017.