Vushtrria do të udhëtojë nesër (e shtunë) në Antalya të Turqisë për fazën përgatitore.
Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku ka treguar me udhëtimin drejt Antalias se është një klub shumë mirë i organizuar dhe ua plotëson të gjitha kushtet futbollistëve.
E gjatë qëndrimit në Antalya, Vushtrria ka aranzhuar edhe katër ndeshje miqësore.
Vushtrriasit ndeshjen e parë do ta zhvillojnë ndaj skuadrës Bischofswerdaer të Gjermanisë, ndaj Kisvardas së Hungarisë përballë gjigantit ukrainas Dyamo Kyiv dhe ndaj polakëve të Polonia Warszawa.