Petar Suçiç është një dëshirë e Interit në këtë merkato janari. Talenti kroat luan për Dinamon e Zagrebit ku dhe ka spikatur.
Xhanluka Di Marcio zbulon se zikaltërit kërkojnë të mbyllin marrëveshjen me klubin e Zagrebit, por ndërkohë mos ta transferojnë direkt në Seria A.
Kështu Suçiç do të qëndronte në huazim deri në fundin e sezonit.
21-vjeçari luan në pozicionin e Çalhanoglu. Kështu bashkë me Asllanin do të rivalizonin për një vend.
Para mbrojtjes është dhe pozicioni ku Interi has vështirësi, nëse Çalhanoglu mungon. Kritikat për Asllanin ndërkohë nuk kanë munguar, në këto ditë që mesfushori turk po rikuperohet nga dëmtimi.