Espanyol fitoi kundër Valladolid në shifrat 2:1.
Një fitore e madhe për Espanjolin që për herë të parë pas nëntorit braktis zonën e ftohtë të rënies.
Marash Kumbulla luajti për 90 minuta, por pavarësisht fitores, trajneri i Espanyol, Manolo Gonzalez, ka pasur pakënaqësi për të dhe qendër mbrojtësin tjetër Kral.
“Unë nuk i heq kurrë nga fusha Krali dhe Kumbulla, por e di që kanë një nivel më të lartë dhe duhet ta japin atë.
Ashtu si herët e tjera i kam lavdëruar, duhet të shtyjmë, sepse sot në aspektin e dueleve nuk kanë qenë të mirë”, tha Gonzalez.