William Saliba është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Arsenalit këtë sezon.
Mirëpo francezi, duket se do të mungojë në ndeshjen në Premier League ndaj Aston Villës që do të zhvillohet sonte, pas një lëndimi të tij që pësoi në derbin ndaj Tottenhamit.
Flitet se trajneri Mikel Arteta, do të thërrasë mbrojtësin shqiptar të grupmoshave U-21, Maldin Kacurri i cili po ashtu nuk është thirrur për ndeshjen ndaj Fulhamit.
Kujtojmë se kjo ndeshje do të zhvillohet sonte në “Emirates”, në orën 18:15.