Florentino Perez të hënën pritet të rizgjidhet president i Real Madridit edhe për një mandat katër vjeçar.
Ai është kandidati i vetëm deri më tani, ku afati i fundit për të shpallur kandidaturën është sonte në ora 23:59.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Perez ka tre prioritete në mandatin e ri.
Të fillojë projekti i Superligës, një ide tashmë e disa vite;
Ndryshimi i strukturës së pronësisë së klubit;
Të provojë me të gjitha forcat që stadiumi ”Santiago Bernabeu” të përzgjedhur si stadiumi final i Kupës së Botës 2030.