Moriero gjen një nga arsyet e humbjes: Manellari ka qenë me temperaturë 38 e gjysmë

Futboll

Moriero gjen një nga arsyet e humbjes: Manellari ka qenë me temperaturë 38 e gjysmë

Më: 18 janar 2025 Në ora: 15:54
Moriero - djathtas

Bylis ka triumfuar në transfertë përballë Laçit në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores.

Ndeshja që u zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi 0-3 në favor të miqve.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i kurbinasve, Francesco Moriero.

“E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë.

Neve na mungon 4-5 lojtarë titullarë. Deri dje Manellari ka qenë me 38.5 temperaturë.

Nuk më pëlqen të flas për këto gjëra pasi s’janë pjesë e futbollit.

Është e vërtetë që Bylis ishte superior përballë nesh. Nuk është çështje taktike apo te vrapimi i djemve të ekipit, por kur të mungojnë shumë lojtarë fatkeqësisht bëhet e vështirë.

Vendosa të bëja ato lëvizje, ndoshta edhe kam gabuar.

Sepse të komentosh pas ndeshjes është shumë e lehtë. Ishim në vështirësi. Kush e vesh këtë bluzë duhet ta nderojë, sepse kemi një klub shumë të mirë”, është shprehur Francesco Moriero.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat