Kontrata 9-vjeçare e gjysmë e nënshkruar nga Erling Haaland me Manchester City është bërë më e shtrenjta në historinë e futbollit.
Vetëm një ditë pas njoftimit për marrëveshjen e re sensacionale, e cila do ta mbajë gjigantin norvegjez te “Citizens” deri në vitin 2034, kanë dalë detajet e para rreth shifrave të përfshira në të.
Kontrata spektakolare – Sipas “Daily Mail”, një nga tabloidët kryesorë në Angli, rinovimi i kontratës së Haaland nuk e çon pagën e tij në një milion paund në javë.
Në vitin 2022, kur u transferua nga Borussia Dortmund për një tarifë prej 51 milionë paundësh, Haaland kishte një paketë që përfshinte pagën dhe bonuset, duke arritur rreth 865 mijë paund në javë. Përfshiheshin gjithashtu të drejtat e imazhit dhe shpërblimet për objektivat e arritura.
Për kontratën e re, megjithatë, është konfirmuar një rritje e konsiderueshme e pagës, edhe pse nuk kalon kufirin e një milion paundëve në javë (më shumë se një milion euro). Nëse Haaland qëndron te Manchester City për 9 vitet e ardhshme, do të vazhdojë të përfitojë shifra mbresëlënëse, edhe kur të jetë mes moshës 29 dhe 34 vjeç.
Deklarata e Haaland pas firmosjes së rinovimit – “Jam me të vërtetë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time të re dhe mezi pres të kaloj edhe më shumë kohë në këtë klub të madh. Manchester City është një klub i veçantë, plot me njerëz fantastikë dhe tifozë të jashtëzakonshëm. Ky është lloji i mjedisit që ndihmon këdo të japë maksimumin.
Dua gjithashtu të falënderoj Pep-in, stafin e tij teknik, shokët e mi të skuadrës dhe të gjithë në klub, pasi më kanë ndihmuar shumë gjatë viteve të fundit. Ata e kanë bërë këtë vend kaq të veçantë dhe tani jam një ‘Cityzen’ me shpirt e trup. Dua të vazhdoj të zhvillohem, të punoj për të përmirësuar veten dhe të jap më të mirën për ta ndihmuar ekipin të arrijë suksese të tjera në të ardhmen”.