Bylis ka triumfuar në transfertë përballë Laçit në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores.
Ndeshja që u zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi 0-3 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Berko i cili shënoi dy gola.
“Për mua ky çmim është personal, por jam i lumtur me fitoren e skuadrës.
Edhe për progresin që ekipi po zgjat në këto ndeshje jam shumë i kënaqur dhe për pasimin e Përgjonit pasi ishte i shkëlqyer.
Është e vërtetë që kemi qenë në vendet e fundit kur kam ardhur këtu. Por tani jemi ngritur në renditje.
Për mua ndeshjet janë 50 me 50. Të vazhdojmë të jemi të uritur dhe të marrim sa më shumë pikë. Vendin që kemi në tabelë e meritojmë.
3 gola në 7 ndeshje? Jam i lumtur për performancat e mia. Kam ardhur të ndihmoj skuadrën me eksperiencën që kam mbi supe, të ndihmoj ekipin për të arritur objektivat”, është shprehur Berko.