Tetova pas fitores: Një pjesë e dytë perfekte

Futboll

Tetova pas fitores: Një pjesë e dytë perfekte

Më: 18 janar 2025 Në ora: 18:52
Edlir Tetova

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur në intervsitë pas mbarimit të ndeshjes me Tiranën. Rrogozhinasit ishin të papërmabjtshëm me rezultat 4-0 ndaj bardhebluve në një natë komplet jo për djemtë e Gugash Maganit.

Skuadra e Tetovës ishte spektakolarte dhe nuk la hapësira për kryeqytetasit që e shohin veten dhe më keq.

“Një pjesë e dytë perfekte. Kishim vështirësi në manovër në pjesën e parë, sepse kundërshtari kishte 5 lojtarë në vijë të drejtë në linjënë e fundit. Ndryshimet funksionuan më pas.

Çelësi për komandimin e lojës janë mesfushorët. Kemi lojtarë që shkojnë në thellësi , që marrin topin. E kam kërkuar një të tillë.

Mungoi pasi i fundit dhe këtë ia kërkova lojtarëve ta bënin”, u shpreh Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat