Kampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkuseni, ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:1 ndaj Borussia Monchengladbach-it.
Vendasit dëshmuan lojë të madhe ndaj rivalit.
Granit Xhaka ka treguar veten ndaj Monchengladbach-it.
Xhaka asistoi në minutën e 32-të në golin e futbollistit Wirtz.
Në minutën e 62-të, Wirtz shënoi golin e dytë personal por kësaj radhe nga penalltia.
Schick në minutën e 74-të thelloi rezultatin në 3:0.
Për mysafirët shënoi Kleindienst (90+1).
Xhaka është zëvendësuar në minutën e 81-të.
Bayer Leverkusen zë vendin e dytë me 41 pikë e ka 4 më pak se lideri Bayern Munihu, Monchengladbach është në të 11-tin me 24 sosh.