Braziliani shpallet "Lojtari i Ndeshjes" pas rikthimit: Shtëpia ime e dytë këtu

Futboll

Braziliani shpallet "Lojtari i Ndeshjes" pas rikthimit: Shtëpia ime e dytë këtu

Më: 18 janar 2025 Në ora: 20:44
Fernando - majtas

Fernando, një nga lojtarët më të dashur të tifozëve rrogozhinas është shpallur “Lojtari i Ndeshjes” në fitoren ndaj Tiranës.

Braziliani shkëlqeu në rikthimin në Superiore, gjë që e ka të lehtë pasi e njeh mjaft mirë pas ekpseriencës së aprë.

Lojtari ka theksuar dashurinë që ndjen për Rrogozhinën dhe klubin e Egnatias.

“Jam shumë i lumtur. Është shpia ime e dytë këtu. Kemi luajtur së bashku, nuk e kam të vështirë përshtatjen.

Është një familje e madhe këtu tek Egnatia. Tifozët rrogozhinas më duan shumë. Është gjë e mirë konkurrenca, nuk është problem për ne po për trajnerin. Luan Lushkja, Aleksi, Ujka”, u shpreh Fernando.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat