FC Kosova Dusseldorf, klubi më i mirë në mërgatë, Bujar Neziri punëtori më i madh 

Futboll

FC Kosova Dusseldorf, klubi më i mirë në mërgatë, Bujar Neziri punëtori më i madh 

Më: 18 janar 2025 Në ora: 22:11
Pamje

Sot Federata e futbollit Shqiptar në Gjermani mbajti turneun në futsall.

Hapjen solemne e bëri kryetari FFSHGJ, Ruzhdi Statovci.

“Për hapjen e këtij aktiviteti sportiv pati shumë përfaqësues nga gjitha anët.
Shumë bashkadhetar dhe qytetarë të ulur rreth fushës,me entuziazëm përcollën ndeshjet e finales,ku Ekipet fituese morën medaljet e kupat e arta.

FC Kosova Düsseldorf e.V. i rrëmbeu të gjitha sukseset.

Kapiteni Shyqeri Alili - lojtari më i mirë 2023/24.

Astrit Hyseni lojtar i vitit. 

Fatlum Ahmeti - lojtari më i mirë i turneut.

Muhamed Karma i ri dhe më i mirë (golashënues).

Trajneri i vitit 2024 u zgjodh Petrit Rushiti.

Federata e futbollit Shqiptar në Gjermani shpall FC Kosova Düsseldorf, klubi më i mirë në mërgatë.

Federata e futbollit Shqiptar në Gjermani shpall presidentin e FC Kosovës Bujar Neziri  - punëtori më i madh sportiv në Diasporë.

Në këtë turne pati shumë futbollistë të talentuar.

Një eveniment tradional në Mërgatë”, ka shkruar Muhamet Vila.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat