Pesë gola në derbin e Italisë, Rrahmani feston në përballje me Gjimshitin

Futboll

Pesë gola në derbin e Italisë, Rrahmani feston në përballje me Gjimshitin

Nga: K.G. Më: 18 janar 2025 Në ora: 22:37
Lukaku feston

Napoli i rrëmben tre pikë Atalantës në Bergamo duke e mposhtur me rezultat 3:2.

Futbollisti Berat Gjimshiti është paraqitur nga minuta e parë për Atalantën dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 65-të. 

Amir Rrahmani, kapiten i kombëtares së Kosovës, si zakonisht u paraqit nga minuta e parë për Napolin.

Për Atalantën shënuan Retegui (16') e Lookman (56') dhe për Napolin Politano (27'), McTominay (40') e Lukaku (78’).

Pas javës së 21-të në Serie A, Napoli kryeson me 50 pikë, ka dy ndeshje më shumë e 6 pikë se Interi në pozitën e dytë. 

Atalanta renditet në vend të tretë me 43 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat