Getafe ka befasuar si vendas duke luajtur baras (1:1) me Barcelonën e Hansi Flickut.
Futbollisti Kounde shënoi në minutën e 9-të për Barcelonën.
Rezultati u barazua pas një kohe të shkurtër.
Në minutën e 34-të Arambarri ka shënuar për rezultatin 1:1.
Për Getafen, ky barazim është me shije të fitores.
Lewandowski, Yamal, Raphinha, Pedri me shokë nuk arritën që të shënojnë golin e fitores së Barcelonës.
Pas javës së 20-të në Spanjë, Barcelona zë vendin e tretë me 39 pikë e ka pesë më pak se lideri Atletico Madridi dhe Getafe renditet në të 16-tin me 20 sosh.