Lushnja përballet me Vorën këtë fundjavë të Kategorisë së Parë. Lagunarët zhvendsoen në këtë sfidë, por jo dhe aq larg.
Stadiumi i qytetit myzeqar “Roza Haxhiu” nuk do të presë këtë takim si zakonisht, pasi lushnjarët spostohen në fushën stërvitore.
Plugu do të jetë “neë homë” ose shtëpia e re e djemve të Xhafës. Kompleksi sportiv ku luajnë moshat deri në U-19, tashmë bëhet dhe vendi i mbartjes së sfidave për ekipin e parë.
“Fusha e Plugut” është vendtakimi i verdhjeshilëve për stërvitjet dhe është një fushë me bar sintetik. Ndeshja e fundit zyrtare për klubin e Kategorisë së Parë në rrethinat e Lushnjës daton më 2023.
Në atë kohë klubi lagunar mposhjte Labërinë, e shkrirë tashmë, me rezultat 3-0.
Shkaku i largimit nga shtëpia tradicionale është amortizimi i stadiumit. Derisa investimet të rinisin, KF Lushnja do të jetë e dytyruar që prej së dielës në orën 13:30, takimet si vendas t’i luajë në fhsatin e Plugut.