Gugash Magani nuk është më trajner i Tiranës.
Burime pranë klubit bardheblu kanë bërë të ditur për RTSH Sport se trajneri peqinas ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjes 4-0 me Egnatian.
Megjithatë, nga ana e klubit bardheblu, më konkretisht nga Grent Halili(anëtar i bordit drejtues) është deklaruar e kundërta.
Sipas tij ka patur vetëm një takim në lidhje me ndeshjen e sotme, ndërsa të hënën do të ketë një mbledhje ku do të diskutohet gjerësisht për situatën.
Tirana ndodhet në një situatë mjaft të vështirë, në vendin e parafundit në klasifikim me 18 pikë pas 21 javësh kampionat.