Skuadra e Elches ka barazuar 1:1 ndaj Gijonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga 2.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Rashani kishte një fjalosje me kundërshtarët dhe u ndëshkua me karton të kuq, që është i pari në Spanjë.
Kujtojmë që ditë më parë, Rashani kishte shënuar golin e fitores për Elchen në minutat e fundit.