Enis Buqi gati për sfida të reja në karrierën e tij

Futboll

Enis Buqi gati për sfida të reja në karrierën e tij

Më: 18 janar 2025 Në ora: 23:27
Pamje nga një ndeshje

Enis Buqi, i cili ishte pjesë zinxhir e kombëtares të Maqedonisë nga U15 deri te U19, është gati për një sfidë të re në karrierën e tij.

Futbollisti që kishte nisur hapat e parë me FC Shkupin dhe që së fundmi ishte pjesë e Vëllazërimit, ka vendosur ti jap fund aventurës së tij te skuadra kërçovare. Ai pjesë e kësaj skuadre ishte për gati dy vite, ndërsa i njëjti tashmë është një futbollistë i lirë në tregun e futbollit  maqedonas.

Ndryshe në futbollin profesionist, 20-vjeçari ka luajtur edhe me Kozhuvin, ndërsa gjithashtu ka qenë edhe pjesë e ekipit U19 të Makedonija GJ.P..

Buqi, që numëron gjithsej 20 ndeshje me ekipet përfaqësuese (U15-6 nd., U17-3, U18-6, U19-5), luan në pozitën e qendërmbrojtësit, ndërsa gjithashtu mund të luaj edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat