Thomas Brdariç: E vështirë ndaj Skëndërbeut

Futboll

Thomas Brdariç: E vështirë ndaj Skëndërbeut

Më: 18 janar 2025 Në ora: 23:42
Thomas Brdariç

Vllaznia do të luajë në transfertë ndaj Skënderbeut, takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 16:30.

Përballje kjo e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

Në prag të kësaj përballjeje ka folur në konferencën për shtyp Thomas Brdariç.

Ky i fundit theksoi se ka një ekip të fortë që po përballon shumë mirë mungesat. Ndër të tjera nënvizoi se ndaj Skënderbeut do të jetë e vështirë, por ekipim është gati për të kaluar çdo pengesë.

“Po përgatitemi për këtë sfidë të fortë në Korçë, është ndeshja e tretë brenda kësaj jave. E dimë që kushtet atje do jenë të vështira, prandaj na duhet anë psikologjike e fortë, te jemi sa më mirë fizikisht. Skënderbeu është ekip mjaft mirë fizikisht, miks mes lojtarëve të rinj dhe me eksperiencë, i mirë në tranzicion të shpejtë. Duhet të jemi sa më të vëmendshëm, ta kapim ndeshjen nga minuta e parë.

Kurrë nuk nënvlerësojmë një ekip. Kemi luajtur dy herë me Skënderbeun, e dimë ku i kanë anët e forta, po ashtu duhet të shfrytëzojmë anët jo të forta. Sot kemi dhe 1 stërvitje, të punojmë për këtë.

Ndeshjet e Kupës janë gjithmonë më speciale. Vetëm rezultati më decisive. Kemi plan si do luajmë kundër çdo ekipi. Nuk duhet të harrojmë se ishte ndryshe, i dhamë lojtarëve minuta, nuk kanë eksperiencë, flasim për Repaj, Delaj. Qato që erdhi nga dëmtimi. E dimë që kur ndërron 1 pozicion e vështirë, por në 3-4 duhet të implementosh më mirë. E nisëm keq duke falur shumë topa dhe lejuam kundërshtarin të vijë për mundësi në portën tonë. Këtë nuk duhet ta lejojmë me Skënderbeun, duhet të jemi sa më të disiplinuar dhe të vëmendshëm.

Në çerekfinale të Kupës nuk ka ekipe të lehta. E dimë që Elbasani ka ekip të mirë, trajner me eksperiencë. Mezi po presim të luajmë ndeshjen e parë kundër tyre në Elbasan, para një atmosfere të mirë. Kemi shumë tifozë që na ndjekin në Elbasan.

Dëmtimet po i vuanim, nuk kishim të gjithë ekipin të gatshëm. Kemi lojtarë kompetitivë, që kanë dëshirë të luajnë. Ne besojmë tek ato. Është akt balance që ne po e bëjmë, duke rritur disa lojtarë, por dhe çdo ndeshje të kapim maksimumin e pikëve që mundemi. Është mjaft punë për të përgatitur ekipin, si duhet të luajmë, si të bëjmë presing. T’i tregojmë çdo kundërshtari se jemi grup i fortë dhe besojmë në çdo moment që mund të fitojmë ndeshjen.

Qato ka dëmtim pak të keq, do të mungojë nesër. Qato është mjaft i mirë, me eksperiencë. Këto gjëra duhet t’i anashkalojmë pak. Po punonin, nuk i dhamë ekipit shumë ngarkesë, por disa stërvitje duhet të marrin ngarkesa që të jenë të gatshëm sepse na duhet shumë intensitet në ndeshje. Është akt balance që duhet bërë me stafin mjekësor, e dimë se nëse janë të gjithë të gatshëm grupi është shumë i fortë.

Po diskutojmë për bllokimin e merkatos. Këto pika janë nivel tjetër, nuk është e qartë çfarë po ndodh në këtë rast, por shpresojmë sa më shpejt.

Është i vetmi që duhet të pyesni Da Silvën çfarë ndodhi dhe se çfarë shkoi keq. Jemi mikpritës për lojtarë që mund të vijnë, që mund të bëjnë diferencën në fushë, por në kështu rastesh duhet pyetur ai.

Ne duam të rrisim sa më shumë lojtarë, e dimë që na duhen dhe lojtarë që mund të vijnë në ekip. Jemi këtu për t’i dhënë lojtarëve sa më shumë mundësi. Kemi lojtarë që kanë interes jashtë. Ne duam të rrisim lojtarë dhe çmimin e tyre, dhe do jetë diçka me vlerë për ekipin dhe klubin. Nëse do ketë oferta, do mendojmë çfarë do jetë më e mira për ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat