Reparti ofensiv i Manchester City në këtë merkato të janarit me shumë gjasa do të përforcohet.
Prej ditësh flitet për një kalim të mundshëm të Omar Marmoush në kampin “citizens”.
Tashmë ylli egjiptian duket më afër se kurrë me kampionët e Anglisë. Në orët e ardhshme është gati të mbyllet dhe marrëveshja mes palëve, për të vënë Marmoush nën urdhrat e Pep Guardiolës.
Sipas “RMC Sport”, shuma që do të paguajë Manchester City për shërbimet e 26-vjeçarit është plot 80 milionë euro. Asesi Eintracht Frankfurt nuk mund t’i rezitsojë kësaj oferte.