Ançeloti kundër Ançelotit, debat babë e bir te Reali për zëvendësimet që thuajse e nxorën nga Kupa

Futboll

Ançeloti kundër Ançelotit, debat babë e bir te Reali për zëvendësimet që thuajse e nxorën nga Kupa

Më: 19 janar 2025 Në ora: 11:06
Ançeloti dhe dajli i tij

Reali i Madridit e ka parë veten në vështirësi në 1/8 e finaleve në Kupën e Mbretit, teksa i është dashur të luajë 120 minuta për të eliminuar Selta Vigon për të siguruar një vend mes tetë më të mirave.

Një penallti në limitet e kohës së rregullt në favor të Seltës i dha mundësi galicianëve që të barazonin shifrat dhe ta dërgonin ndeshjen në kohën shtesë. Ishte ish-lojtari i Barcelonës, Markos Alonso ai që barazoi shifrat. Dhe vetëm në shtesë tri perla, dy nga Endrik dhe një tjetër nga Valverde ndryshuan humorin në “Bernabeu”. Megjithatë as kualifikimi me polemika në çerekfinalet e Kupë së Mbretit nuk e qetëson plotësisht situatën e ndezur në Madrid pas humbjes së turpshme kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës.

Por edhe në fushë gjatë takimit, situata nuk ka qenë ndër më të mirat për Realin e Madridit. Kur rezultati ishte ende 2-0 në favor të Realit, duke përfituar nga situata e favorshme, stafi i trajnerëve vendosi të lëvizte stolin. Dy Ançelotët, Karlo dhe Davide, baba e bir kanë bërë disa ndryshime me ndeshjen të menduar të mbyllur. Por situata ka dalë jashtë kontrollit shumë më shpejt nga sa dukej… sepse barazimi i Seltës ka rrokullisur të gjithë skenarët e mundshëm.

Në këtë moment Reali është kapur i papërgatitur, sepse klubi i bardhë i kishte ezauruar të gjitha zëvendësimet dhe kjo ka shkaktuar një debat me tone të larta në stolin vendas. Karlo Ançeloti, duke folur me djalin e tij Davide, tregoi keqardhje të qartë për ndryshimet e bëra më herët se sa kishte parashikuar. Zakoni i trajnerit nga Rexholo për të zgjatur deri në minutat e fundit për të bërë ndryshime nuk u zbatua në këtë rast. “Ne nxituam, duhet të kishim mbajtur edhe pak. E menderosëm, e dhjemë këtë herë. Duhet të ishim treguar më të kujdesshëm”, i tha strategu italian trajnerit të tij të dytë.

SHPËRBLIMI – Por për fat të mirë të Davides si iniciatori i zëvendësimeve të “parakohshme”, zëvendësimet e bëra rezultuan të ishin vendimtare për fatin e ndeshjes. Kjo përplasje mes ‘stileve’ të të dy trajnerëve është parë sërish në “Santiago Bernabeu”. Ndërsa Karlo zgjedh një menaxhim më konservator në fushë, djali i tij Davide ka një preferencë të caktuar për të bërë më shpesh rotacion. Këtë herë duket ishte Karlo Ançeloti ai që kishte të drejtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat