Kristjan Asllani në sfidat e fundit ka arritur të marrë vendin e titullarit te Interit, kjo për shkak të dëmtimit të Hakan Calhanoglu. Por paraqitjet e mesfushorit shqiptarë nuk janë pëlqyer shumë nga italianët.
Mediat italiane vërshojnë me mjaft kritika ndaj tij, ndërsa theksojnë se nuk po mundet të rritet në lojë. Sipas “La Gazzeta dello Sport” bëhet me dije se paraqitjet e tij janë mjaft zhgënjyese dhe se Asllani po lë shumë për të dëshiruar.
Dueli me Empolin është takimi i radhës që Interi do të luajë dhe ku Asllani dok të jetë sërish titullarë.
Mesfushori ndaj skuadrës ku luan Ardian Ismajli ka dhe një “mision” tjetër veçse fitores së zikaltërve, t’u mbyllë “gojën” kritikëve.
Një duel që do të luhet në orën 20:45. Simone Inzaghi asnjëherë nuk e ka fshehur vlerësimin dhe besimin që ka ndaj shqiptarit dhe në këtë mënyrë do t’i dhurojë sërish çelësat e mesfushës, ndërsa mediat italiane do të ndjekin me “imtësi” një duel të tillë.