Barcelona, rikthimi në “Camp Nou” jo para fundit të prillit

Futboll

Barcelona, rikthimi në “Camp Nou” jo para fundit të prillit

Më: 19 janar 2025 Në ora: 12:20
Laporta

Pyetja që të gjithë tifozët e Barcelonës bëjnë është kjo: kur do të mund ta shijojmë përsëri ekipin e Hansi Flick në “Camp Nou”?

Duke përjashtuar mundësinë e inaugurimit të stadiumit të rinovuar në mars, duket se më në fund ka një datë.

Klubi katalanas ka informuar anëtarët e vet se Yamal dhe shokët e tij do të luajnë në “Estadi Olímpic Lluís Companys” deri më 23 prill 2025, datë në të cilën është parashikuar ndeshja kundër Mallorca, e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit. Gjithashtu, të gjitha ndeshjet e Champions League dhe “Copa del Rey”, natyrisht, do të zhvillohen në stadiumin olimpik deri atëherë.

Në rastin më të keq, mund të shtyhet deri më 11 maj, kur do të luhet ndeshja e kthimit “El Clasico” mes Barçës dhe Real Madridit.

Rikthimi mund të përshpejtohet vetëm në rastin e një gjysmëfinaleje të mundshme të Champions League, e cila do të zhvillohej më 29-30 prill ose 6-7 maj. UEFA do të hapte rrugën për një rikthim të mundshëm në ato data vetëm nëse klubi do të kishte të gjitha garancitë nga institucionet dhe lejet e nevojshme.

Stadiumi do të ketë gjithsesi një kapacitet të reduktuar, rreth 60.000 spektatorë. Logjika të çon të mendosh se do të ishte më mirë të fillohej nga sezoni i ardhshëm, por presidenti Laporta synon ta shkurtojë sa më shumë kohën për të tentuar rikthimin në “Camp Nou” në njërën nga këto dy data shumë të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat