Ish lojtari i Trepçës '89 dhe Vushtrrisë, shkon të Kukësi

Futboll

Ish lojtari i Trepçës '89 dhe Vushtrrisë, shkon të Kukësi

Më: 19 janar 2025 Në ora: 12:53
Xhozef Okonkuo

Klubi i Kukësit vazhdon lëvizjet në merkato, teksa ka përforcuar radhët me një tjetër futbollist gjatë merkatos së janarit.

Verilindorët kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar me Xhozef Okonkuo, mesfushorin nigerian i cili ka eksperiencë në futbollin shqiptar pasi më parë ka luajtur me ekipin e Ilirisë në Kategorinë e Dytë.

Nigeriani 24-vjeçar ka luajtur më parë edhe në Kosovë me Vushtrrinë dhe Trepça ’89.

"Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Joseph Okonkwo është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Mesfushori 24-vjeçar nga Nigeria ka firmosur një kontratë për 2 sezone me klubin tonë.

FK Kukësi i uron mirëseardhje mesfushorit dhe suksese me fanellën e skuadrës sonë!", njofton Kukëlsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat