Kthesë e papritur te Bayerni

Futboll

Kthesë e papritur te Bayerni

Më: 19 janar 2025 Në ora: 13:14
Alfonso Dejvis

Real Madrid po bëhej gati të priste krahëhapur Alfonso Dejvis gjatë kësaj vere, pasi futbollisti kanadez kishte dhënë të gjitha sinjalet se epoka e tij te Bayern Mynih kishte marrë fund. Por në mes kanë hyrë paratë dhe tashmë gjithçka ka ndryshuar në mënyrë të papritur.

Problemi kryesor i Dejvis nuk ishte projekti sportiv i bavarezëve, por kërkesat ekonomike. Ai kishte bërë të qartë se kërkonte një rrogë më të lartë nëse do të qëndronte te Bajerni, përndryshe do të shkonte te Reali ku oferta do të ishte më e ulët, por do të kishte më tepër shikueshmëri.

Bajerni i rezistoi sa mundi këtij “shantazhi” të vogël, por duket se në fund është dorëzuar.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se të premten atij i është bërë një tjetër ofertë, duke i rritur me 2 milionë euro në vit rrogën në krahasim me sa i ofronin më parë, duke i plotësuar çdo kusht.

Dejvis kërkonte 15 milionë euro bruto në sezon për rinovimin, Bajerni ishte ndalur te 13 milionë eurot dhe nuk dëshironte të lëvizte.

Por tashmë bavarezët kanë plotësuar kërkesën e futbollistit i cili është shumë pranë rinovimit.

Kësisoj, ai ka lënë të shtangur Realin që po planifikonte të kishte futbollistin në verën e ardhshme në dispozicion e duhet të kërkojë një tjetër anësor të majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat