Napoli e ka seriozisht

Futboll

Napoli e ka seriozisht

Më: 19 janar 2025 Në ora: 13:16
Garnacho

Napoli po shijon kreun e renditjes së Serie A.

Me fitoren e arritur në fushën e Atalantës, skuadra e Antonio Contes “arratiset” nga Interi, që ende ka për të rikuperuar ndeshjen kundër Fiorentinës.

Momenti për napolitanët është padyshim shumë i mirë dhe ekziston dëshira për të mos u ndalur. Gjithashtu, në zyrat e klubit po punohet për të përmirësuar më tej organikën, duke kërkuar lojtarë që mund të rrisin nivelin teknik të një skuadre që po tregon dominancë.

Për sulmin, emri që mbetet në fokus është ai i Alejandro Garnacho, pjesë e Manchester United. Megjithatë, lojtari ka shumë admirues në Angli, me Chelsea dhe Tottenham që mund të përfshihen në “ankand”. Nga ana tjetër, Napoli dëshiron ta transferojë lojtarin për t’i dhuruar Contes një element të rëndësishëm dhe zëvendësues për Kvaratskhelian.

Sipas asaj që raporton “Il Mattino”, klubi blu ka bërë ofertën e parë zyrtare për “Djajtë e Kuq” me vlerë 42 milionë euro. Tani pritet përgjigjja nga Anglia, ndërsa presidenti De Laurentiis do të jetë së shpejti në Itali për një takim mbi çështjet e merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat