Skuadra spanjolle Valladolid është njëra nga klubet e interesuara për të nënshkruar me shqiptarin Ezgjan Alioski.
Sulmuesi i majtë është dëshira e skuadrës spanjolle në betejën për mbijetesë në La Liga.
Alioski aktualisht është pjesë e Al-Ahlit.
Edhe pse prej kohësh ka pasur njoftime për largimin e tij, ai ka qëndruar në Arabinë Saudite.
Kontrata e tij me Al-Ahli skadon në qershor të këtij viti, kështu që ai ende mund të negociojë për një transferim tani e tutje.
Një nga opsionet është të huazohet.