Eduardo Kamavinga u dëmtua në ndeshjen kundër Selta Vigos në 1/ 8 e finaleve të Kupës së Mbretit dhe do të duhet të qëndrojë për disa javë jashtë fushave.
Siç shpjegon klubi në një deklaratë për mediat,
“jemi në pritje të zhvillimeve të mëtejshme”.
Mesfushori, në parim, mund të jetë jashtë fushës për tre javë.
Rikthimi i tij mund të përkojë me ndeshjen kyçe të La Liga kundër Atletikos së Madridit.
Lojtari, siç shpjegohet nga “Marca”, vuri re disa shqetësime gjatë kohës shtesë.
Stafi stërvitor i kërkoi atij të qëndronte. Francezi bëri përpjekje për të vazhduar në fushë, por e mbylli ndeshjen i dëmtuar dhe tani Madridi humbet një njeri të rëndësishëm.