Branko Ruzhiq nga Beogradi sot është përkulur para varrit të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Fotografitë janë publikuar nga Gramoz Vokrri, djali i legjendës.
Kush është Branko Ruzhiq?
Ruzhiq e Gramoz Vokrri
Ish zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ish ministri i arsimit dhe një poltikan serb.
Branko Ruzhiq mori pjesë edhe në varrimin e Vokrrit me 10 qershor të vitit 2018!
Branko Ruzhiq e ka për zemër Fadil Vokrrin që nga koha kur ka luajtur ai në Partizan të Beogradit.
Ruzhiqi, tifoz i klubit Partizanit të Beogradit, ku ka lënë gjurmë legjenda shqiptare, ia ka lënë te varri Vokrrit një fanellë të klubit serb, me numrin 9 dhe mbishkrimin Vokrri, të cilën edhe e barte i ndjeri te Partizani.
"Njerëzit e medhenjë nuk largohen kurrë Fadil, mik i dashur. Për të tjerët bëjmë tifo Partizanin e kemi në zemër", ka shkruar Ruzhiq, i cili të varri u shoqërua nga djali i legjendës, Gramoz Vokrri.