Trajneri i Çelsit, Enco Maresca pranon se janari ka qenë një katastrofë për Çelsin, për shkak të spekulimeve të transferimeve rreth skuadrës së tij.
Një numër lojtarësh janë përfolur për t’u larguar, me 44-vjeçarin e shqetësuar se kjo po ndikon në fokus, ndërsa skuadra do të kërkojë që t’i japë fund një ecurie prej pesë ndeshjesh pa fitore në Premier Ligë kundër Uolvesit të hënën.
“Sigurisht që do të doja të fitoja më shumë ndeshje, por jam në rregull”, tha Mareska, skuadra e të cilit nuk ka fituar në kampionat që nga 14 dhjetori. “Jashtë fushës është një katastrofë, sepse kaq shumë zhurmë nuk mendoj se na ndihmon, por nuk mendoj se ato ndihmojnë ndonjë klub. Kjo vlen për çdo klub, çdo menaxher.
Kur ka ndonjë zhurmë për ndonjë lojtar, nuk është e lehtë, sepse edhe nëse mendon se lojtari mund të fokusohet tek ne, në fund të fundit është një qenie njerëzore. Pra, nëse ka ndonjë zë për ndonjë klub tjetër, ndoshta ai nuk është i fokusuar njëqind për qind, kështu që nuk ndihmon.
Por ne duhet të përshtatemi”.