Real Madridi nuk ka treguar fare mëshirë për Las Palmasin, duke e deklasuar me rezultat 4:1, në takimin e javës së 20-të në Kampionatin e Spanjës.
Reali dominues dhe pa ndonjë problem ndali tre pikë në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Futbolistët Mbappe (18' – nga penalltia e 36'), Diaz (33'), Rodrygo (57') – shënuan për Realin dhe Silva (1') për udhëtuesit.
Ramirez u përjashtua me karton të kuq pas një faullit të ashpër dhe la me një lojtar më pak Las Palmasin.
Po ku ishte Adnan Januzaj?
Januzaj ka qëndruar në bankë tërë kohën duke mos u aktivizuar asnjë minutë të Las Palmas.
Real Madridi kryeson me 46 pikë, duke lënë pas Atletico Madridin me 44 e Barcelonën me 39 dhe Las Palmas zë vendin e 14-të me 22 pikë.