Lugano ka befasuar me rezultat 2:2 në duel me Baselin, në takimin e javës së 19-të të Kampionatit të Zvicrës.
Pikë e madhe e shqiptarëve të Luganos ndaj Baselit të Shaqirit.
Xherdan Shaqiri e shpëtoi Baselin nga humbja, duke e barazuar rezultatin nga penalltia në minutën e 87-të.
Kevin shënoi në minutën e 24-të pas asistimit të kapitenit Xherdan Shaqiri.
Në minutën e 45+2 vendasit e barazojnë rezultatin.
Autor i golit Grgiq, duke shënuar nga penalltia.
Në minutën e 53-të, Albian Hajdari shënoi golin e epërsisë për Luganon.
Në minutën e 87-të, Shaqiri i saktë nga penalltia, për rezultatin 2:2.
Për Luganon u paraqitën nga minuta e parë 4 shqiptarë, portieri Amir Shaipi, futbollistët Albian Hajdari, Shkëlqim Vladi, Uran Bislimi dhe për Baselin kapiteni Xherdan Shaqiri e Leon Avdullahu.
Vladi u zëvendësua në minutën e 71-të.
Lugano kryeson me 32 pikë duke lënë pas Baselin me 31 sosh. Albian Hajdari ia prishi punën Baselit, pasi që goli i tij mjaftoi që Lugano të jetë lider.