Rangers ka triumfuar ditën e sotme në shtëpi përballë Fraserburgh, në sfidën e vlefshme për raundin e 1/16 të Kupës së Skocisë.
Kjo ndeshje përfundoi me fitoren 5-0 të Rangers.
Nedim Bajrami ishte një nga protagonistët absolut në këtë sfidë.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare asistoi në golin e dytë dhe të tretin për të tijët. Si fillim, Bajrami asistoi në minutën e 52’ e më pas në të 57’.
Një paraqitje mjaft e mirë e tetovarit, që tregon edhe një herë tjetër se është një nga pikat kyçe të gjigantit skocez. Në krahun tjetër, Rangers shkon kështu në 1/8 e Kupës.