Show i dyshes Balaj-Mala dhe një Vllazni perfekte

Futboll

Show i dyshes Balaj-Mala dhe një Vllazni perfekte

Më: 19 janar 2025 Në ora: 18:33
Pamje nga ndeshja

Skënderbeu është mundur ditën e sotme në shtëpi nga Vllaznia. Miqtë i falen Balajt dhe Malës pët të marrë 3 pikët me shifrat 0-4 në stadiumin “Skënderbeu”.

Sulmi i shkodranëve ishte i përkryer dhe preciz. Balaj shënoi hat-trick, por një gol iu anulua nga Xhaja. Ish-i i Kombëtares gjithsesi arriti dopietën si ndaj Tiranës dhe madje edhe një gol më shumë duke vërtetuar dhe njëherë formën e jashtëzakonshme. Po të mos ishte për arbitrin do të kishim 4 gola nga kryesulmuesi i Shkodrës.

Jo vetëm Bekimi ishte brilant sot. Esat Mala ishte një tjetër emër i sulmit që shkëlqeu.

Shënoi golin e vulosjes dhe qetësisë, asistoi shokun e ekipit dhe fitoi 11 metërsh. Me pak fjalë ishte një mbrëmje ekstra poziitve për Thomas Brdaric dhe skuadrën veriore.

Skënderbeu nga ana tjetër nuk tregoi asgjë në fushë dhe u dominua tërësisht. As prurjet e reja nuk sollën ndryshim, me përjashtim të Estrellas që u përpoq disi dhe një rasti të krijuar nga Liquinhas. Gjoka ndodhet në halle të mëdha dhe serioze në fund të tabelës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat