Vllaznia fitoi me rezultatin 0-4 në transfertën e Skënderbeut. Kështu shkodranët mbeten në krye të Superiores me 37 pikë.
Pas ndeshjes foli trajneri Tomas Brdariç.
“Tre pikë shumë të rëndësishme. Kur ke rezultat të mirë, në fund duket çdo gjë e lehtë, por kishte shumë punë, dhe në këto kushte ku fusha nuk ishte në kondicionin e duhur. Dhe strategjia jonë funksionoi në fund. E dinim që mjaft e vështirë në Korçë dhe jemi mjaft të gëzuar për këtë fitore.
Kemi lojtarë që mungojnë si Krymi, po ashtu Qato. Na duhet punë për sistemin e duhur, për lojtarët e duhur.
Po punojmë, patëm 3 ndeshje të shpejta. Kisha frikë për ndonjë dëmtim tjetër, prandaj ruajtëm Deliun dhe Malën, i zëvendësuam. Është risk pas 120 minutave me Besën, t’i lejosh 90 minuta. Kemi Repajn, Pusin. Në pjesën e dytë ndryshuam, u bëmë me 3. Pas zëvendësimit të Deliut dhe Malës, u rikthyem në 4-2-3-1.
Mesazhi për rivalët? Duhet të shohim ndeshje pas ndeshje, të shohim javë pas jave, që të marrim maksimumin e pikëve pas çdo jave, po ashtu të jemi sa më balancim. Na duhen shumë lojtarë deri në fund. Ndeshja e fundit me Partizanin, e patë çfarë ndodhi kur nuk ke komplet grupin. Kemi objektivat tonë, por momentin duket mirë, por përsëri duhet të punojmë fort. Po vijnë ndeshje të forta dhe duhet të jemi sa më të përgatitur për këtë”, u shpreh Brdariiç.