Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Teutës, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 0-2 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Aleksandar Veselinoviq.
“Si çdo herë duhet të paraqes pjesën e kulturës së mirë, për të përgëzuar lojtarët për performancën dhe tifozët për mbështetjen. Nuk ka ndeshje të lehtë në Shqipëri, sidomos fusha e Durrësit. Është ndeshja e 3-të për 8 ditë, vështirë për të dyja palët, më shumë për ata sepse kanë luajtur në Kupë në shtesa.
Nuk kemi shumë zgjedhje, por shpresoj që lojtarët të jenë të shëndetshëm dhe të mund të funksionojnë normalisht. Nuk duhet të fluturojmë pas kësaj fitore, pasi mund të tregojmë dobësi. Duhet të punojmë dhe të vazhdojmë tutje.
Titulli? Në punën time unë nuk krijoj presion te lojtarët. Është në brendinë e çdo futbollisti që të ketë ambicie maksimale. Në performancë, si kemi qenë dhe tani pas ikjes së lojtarëve ja lë opinionit. Pjesa me rëndësi për mua është stërvitja dhe qasja intensiteti në lojë. Ku do të përfundojmë në fund të kampionatit, do ta shohim”, tha Aleksandar Veselinoviq.